Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se vrasja e 18-vjeçarit nga Podujeva duhet të tërheqë alarm institucional për edukim të mirëfilltë.
Ajo ka thënë të dielën se për vrasjen e Lulzim Fejzullahut, drejtësia të veprojë dhe kryerësit e veprës “të marrin dënimet meritore”.
“Vrasja e të riut Lulzim Fejzullahu nga dy bashkëmoshatarë të tij është ngjarje që ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës. Është tmerrues fakti kur dëgjon për humbjen e jetës së një të riu, aq më shumë kur jeta e tij merret dhunshëm, në mënyrë totalisht të pamëshirshme. Kjo ngjarje tronditëse prekë në ndërgjegjet tona qytetare dhe tërheqë alarm institucional, për edukim të mirëfilltë të fëmijëve”, është shprehur Haxhiu në Facebook.
Për vrasjen e 18-vjeçarit janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim dy të mitur.
-
Familja e 18-vjeçarit të vrarë kërkon dënim maksimal për dy të miturit e akuzuar
-
Kërkohet dënimi i dy të akuzuarve për vrasjen e Lulëzim Fejzullahut në Podujevë
-
19 vjet burgim për dy të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë
-
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, 10 vjet burgim për njërin e 9 për tjetrin të akuzuar
-
Marsh për Lulzim Fejzullahun të dielën në Podujevë