Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar familjen 21-vjeçares që u vra nga bashkëshorti në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj
Bashkë me të ishin edhe deputetet Shqipe Metaj-Isufi dhe Adelina Grainca.
Një grua 21-vjeçare nga Ferizaj është qëlluar për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten pasdite, pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Në momentin e krimit, tashmë e ndjera ishte e shoqëruar nga i vëllai 15 vjeç që mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
Haxhiu në ditën kritike, ka kërkuar që institucionet e drejtësisë të tregohen të pakompromis në adresimin e rasteve të tilla, tek bëri thirrje për dënim maksimal ndaj të dyshuarit.
Artikuj të ngjashëm
-
Mblidhen institucionet e drejtësisë pas vrasjes të dy grave për pesë ditë
-
Protestë në Ferizaj për vrasjen e 21-vjeçares
-
Vrasje pranë Qendrës për Punë Sociale, 21-vjeçarja qëllohet me armë nga ish-bashkëshorti
-
Ministrja Haxhiu: Gratë ende nuk janë të sigurta
-
Haxhiu: Institucionet të ndërmarrin masa urgjente për parandalimin e dhunës ndaj grave