Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu u bën thirrje administratave të gjykatave ta ndërpresin grevën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje punëtorëve të administratës së gjykatave që ta ndërpresin grevën pasi siç tha ajo, po punohet për realizimin e kërkesave të tyre.

Sipas saj, s’ka arsye greva dhe këtë po e pësojnë qytetarët më së shumti.

“Kemi pasur edhe takime me ta, i kemi pritur andaj mendoj se kjo nuk i përshtatet qytetarëve, do të ishte shumë normale nëse institucionet nuk i përfillin kërkesat e juaja, mirëpo ne jemi duke i shqyrtuar kërkesat e juaja”, tha Haxhiu në një tryezë të organizuar nga D+.

Duke folur për çështjen e lëndëve të vjetra, Haxhiu tha se është njoftuar nga Këshilli Gjyqësor se kanë një plan për këtë çështje dhe sipas saj, për zvarritje të lëndëve ka ankesa edhe nga qytetarët.

“Raportet e jashtme dhe këto të shoqërisë civile e theksojnë çështjen e grumbullimit të lëndëve sidomos të atyre civile. Edhe ne si Ministri, çdo të premte kemi takime me qytetarët, pikërisht ankesat e tyre kanë të bëjnë me zvarritjen e lëndëve, është problem që e shohim direkt me qytetarët. Problemi duhet të trajtohet me seriozitet të lartë. Ne kemi themeluar grupin punues që ka mandat të hartojë koncept-dokumentin për realizimin e të drejtave civile të qytetarëve. Ani pse zvarritja e procedurave gjyqësore është komplekse e me këtë janë përball edhe shtete tjera, ne mbetëm të përkushtuar përmes planit tonë për zgjidhjen e vonesave”, tha ministrja e Drejtësisë.