Arbëri

Haxhiu thotë se veprimi i Haradinajt për të thirrur mbledhje të Qeverisë “do të ketë pasoja”

Albulena Haxhiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar pas lajmit se Ramush Haradinaj, edhe pse ka dhënë dorëheqje, për të premten ka thirrur mbledhje të Qeverisë.

Haxhiu në një prononcim të shkurtër për Koha.net, tha se veprimi i Haradinajt do të ketë pasoja.

“Në momentin që Haradinaj ka dhënë dorëheqje, Qeveria ka rënë dhe mandati i kësaj Qeverie ka përfunduar, kjo specifikohet edhe me Kushtetutë edhe me aktgjykimin e GJK. Këto veprime të Qeverisë që ka rënë janë shkelje kushtetuese, abuzim dhe shkelje penale. Prandaj do të ketë pasoja”, tha Haxhiu.

Lexo edhe: Haradinaj thërret mbledhjen e Qeverisë nga e cila ka dhënë dorëheqje

Koha.net më herët ka raportuar për veprimet që mundet dhe ato që s’mundet t’i marrë Ramush Haradinaj, që tashmë ka dhënë dorëheqje. Analistët, e cilësojnë Haradinajn si ish-kryeministër, duke u bazuar në nenin 95 pika 5 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Lexo edhe: “Haradinaj as nuk do të duhej të shkonte në zyrën e dedikuar për kryeministër të Kosovës”