Haradinaj thërret mbledhjen e Qeverisë nga e cila ka dhënë dorëheqje Foto: Ilustrim/Koha

Haradinaj thërret mbledhjen e Qeverisë nga e cila ka dhënë dorëheqje

25 July 2019 12:43

Ashtu siç kishte raportuar KTV, një ditë më parë, ish-kryeministri Ramush Haradinaj për të premten ka thirrur mbledhjen e qeverisë, ani pse Kushtetuta thotë që me dorëheqjen e kryeministrit rrëzohet e gjithë qeveria.

KTV ka siguruar rendin e ditës ku mes tjerash do të diskutohet edhe për emërimin e anëtarëve të bordit të autoritet civil.

Lexo edhe: “Haradinaj as nuk do të duhej të shkonte në zyrën e dedikuar për kryeministër të Kosovës”

Kjo mbledhje po mbahet një javë pasi që Haradinaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit. Neni 95 pika 5 i Kushtetutës thotë se me dorëheqjen e kryeministrit, qeveria që udhëheq ai ose ajo, rrëzohet e tëra.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

agroni (Ferizaj) - Ex kosovo26/07/2019 11:24

Nje Qeveri qe NUK ekziston tashme,,,,,,Kjo Ndodh vetem ne kosove hahahahha

hilmiasllani26/07/2019 11:25

Kjo ska asnjë kuptim fare... ky veprim përbën.shkelje e Kushtetutës Neni 95 .. Me deklarimin e dorëheqjes së parevokushme nga Kryeministri, Qeveria Bi dhe ska asnji detyrim dhe kompetencë me kry asnjë veprim apo detyrë në qeveri

Shto koment

Të ngjashme