Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nëpërmjet votimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) do të mundësohet riorganizimi i këtij institucioni, duke përmendur eliminimin e koorporatizmit dhe të grupeve klanore në Këshill.
Haxhiu ka thënë se tash do të ketë rritje të llogaridhënies, integritetit dhe profesionalizimit në sistem.
“Pas një maratone të shoqëruar me jo pak sfida e pengesa, më në fund votohet versioni i ri i ndryshimeve të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Reforma e shumëpritur, do ta ri-organizojë Këshillin Prokurorial - me eliminim të korporatizmit dhe grupeve klanore në Këshill, e me rritje të llogaridhënies, integritetit dhe profesionalizmit në sistem”, është shprehur ministrja Haxhiu, duke thënë se ndryshimet në lexim të dytë në Kuvend u bënë në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venedikut.
Haxhiu është shprehur se mbetet e përkushtuar në rrugën reformuese “për një sistem llogaridhënës e profesional”.
“Mbetemi të përkushtuar e të angazhuar në rrugën tonë reformuese, për një sistem llogaridhënës e profesional, të besueshëm dhe të pandikueshëm, e të qasshëm për të gjithë qytetarët”, ka shtuar ajo.
-
Reforma në KPK, Haxhiu: Sapo të konstituohet Kuvendi, do të zgjidhet edhe anëtari joprokuror
-
Haxhiu akuzon KPK-në për kapje, paralajmëron reforma nga janari
-
Haxhiu dekreton lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë, reagon BE-ja
-
GLPS-ja propozon pesë prioritete për Këshillin Prokurorial pas ndryshimeve ligjore
-
Haxhiu: Miratimi i Ligjit për Byronë, hap i rëndësishëm në luftimin e korrupsionit