Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e nominuara për ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka quajtur të papranueshme kërcënimet ndaj përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë, derisa ka thënë se të tilla duhet dënuar.
Sipas Haxhiut, ata që tentojnë që përmes veprimeve të paligjshme të pengojnë prokurorinë, duhet të dalin para drejtësisë dhe të dënohen sipas ligjit prandaj edhe i ka ftuar institucionet që sa më parë të veprojnë në këtë drejtim.
“Në anën tjetër, kritika ndaj punës së institucioneve të drejtësisë, duhet të shihet si vlerë për të shtuar punën dhe veprimet në ndjekje e dënim të kriminelëve”, ka shkruar ajo.
Lexo edhe: Kërcënohet prokurorja Hajdari, Policia thotë se rasti është duke u trajtuar
-
LDK-ja kërkon shkarkimin e Haxhiut
-
Haxhiu akuzon ish-pushtetet se montuan procese politike kundër VV-së
-
“Kemi nevojë për prokurorë që s’dorëzohen kur kërcënohen, qoftë nga Elezë e qoftë nga Lumezë”
-
Haxhiu: Rruga drejt forcimit të shtetit të së drejtës është e pandalshme, pavarësisht vonesave
-
Haxhiu: Opozita po e pengon reformën nëpërmjet Kushtetueses