Prokurorja speciale, Drita Hajdari e cila ka ngritur dhe përfaqësuar aktakuzën ‘Pronto’, të shtunën ka denoncuar në Policinë e Kosovës një rast kërcënimi.
Policia e Kosovës përmes një përgjigje me shkrim kanë thënë se janë duke e trajtuar këtë çështje.
“Mund të konfirmojmë se e njëjta sot është paraqitur në stacion policor, për ta raportuar një rast, për të cilin është duke u intervistuar. Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente”, thuhet në përgjigjën e Policisë se Kosovës, raporton Koha Ditore.
Siç është bërë e ditur kërcënimet ndaj Hajdarit janë bërë në një portal derisa po transmetohej intervista e saj.
Artikuj të ngjashëm
-
Prokurorja Hajdari thotë se kërcënimet i shkuan pas “fushatave linçuese” ndaj saj
-
Arrestohet njëri prej kërcënuesve të prokurores Drita Hajdari
-
Prokuroria autorizon hetim pasi thotë se një polic u kërcënua në Kuvend
-
Prokuroria Speciale inicion rast për kërcënimet ndaj presidentes Osmani
-
Prokuroria: Rozeta Hajdari u mbrojt në heshtje për rastin e rezervave shtetërore