Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu: Tentim dhunimi i një vajze 14-vjeçare në fund të vitit të kaluar mbeti pa u ndëshkuar

gjykata

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot një prind në Ministri ka raportuar se në dhjetor të vitit 2021, vajza e tij 14-vjeçare kishte qenë shënjestër e një tentim dhunimi.

Haxhiu ka thënë se ndonëse dihet emri e mbiemri i të dyshuarit, ai vazhdon të jetë në liri.

“Sot, prindi i një vajze 14 vjeçare, erdhi në Ministrinë e Drejtësisë, na njoftoi që në dhjetor të vitit 2021, ka pasur tentim dhunim të vajzës së tij 14 vjeçare. Ndonëse emri dhe mbiemri i personit të dyshuar dihet, i njëjti nuk është dënuar dhe as nuk është në burg. Personi i dyshuar është i lirë!” – ka shkruar Haxhiu në Facebook.