Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se do ta raportojë në Polici një mërgimtar që kishte ironizuar me një postim që e kishte bërë ajo në Facebook, e në të cilin kishte treguar për një rast të tentim dhunimit të një 14-vjeçareje.
Haxhiu kishte shkruar se një prind ka lajmëruar në Ministri të Drejtësisë, se në dhjetor të vitit të kaluar vajza e tij 14-vjeçare, ishte viktimë e një tentim dhunimi. Sipas Haxhiut, prindi ka treguar se ndonëse dihet emri dhe mbiemri i të dyshuarit, ai gjendet në liri.
Ndërkohë me këtë postim ka ironizuar një mërgimtar.
Kjo ka acaruar ministren Haxhiu.
“Personat e tillë që tentojnë të tallen me fëmijët e dhunuar, duhet të ndiqen penalisht dhe qysh nesër do ta raportoj në Polici!” – ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Mërgimtari Korab Blakaj, që sipas informatave në Facebook jeton në Austri, ka thënë në një postim tjetër se është tallur me paaftësinë e ministres Haxhiu dhe i ka bërë thirrje asaj të japë dorëheqje.

-
Haxhiu: Pedofilët dhe ata që tallen me krimet e tyre nuk dallojnë dhe aq
-
Haxhiu: Tentim dhunimi i një vajze 14-vjeçare në fund të vitit të kaluar mbeti pa u ndëshkuar
-
Deputeti i PDK-së kërkon që ministrja e Drejtësisë të japë dorëheqje
-
Haxhiu: Dhunuesit do të monitorohen me hallka elektronike
-
Haxhiu: Prokuroria po më fton për intervistë për të penguar reformën në drejtësi