Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, emri i të cilës ka dështuar në disa tentime për zgjedhje për kryeparlamentare, ka thënë se propozimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për qeveri të tranzicionit është përpjekje për injorim të vullnetit të popullit.
“Sa i përket qëndrimit të LDK-së, mendoj se është e papranueshme që të injorohet vullneti i qytetarëve. Ne nuk është se kemi pasur zgjedhje para 2-3 vitesh, por para 3 muajve. Prandaj ka tendencë të hapur që ky vullnet i popullit të injorohet. VV-ja është subjekti më i madh në vend dhe kryeministri Kurti është kandidati me më së shumti mbështetje. Kushdo që tenton ta injorojë këtë vullnet e ka gabim dhe kjo fare nuk mendoj se mirëkuptohet nga qytetarët”, ka thënë ajo pas dështimit të seancës së 12-të për konstituim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaxhiu e ka cilësuar të pakuptueshëm pozicionin e partive opozitare që po refuzojnë të votojnë komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
VIDEO: Deklarata e plotë