Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu propozon që qytetarëve t’u mundësohet tërheqja e deri 30 për qind e kursimeve nga Trusti

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka propozuar që qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet tërheqja e 30 për qind të kursimeve të tyre nga Trusti Pensional.

Haxhiu ka thënë se pas shtrenjtimit të çmimit të rrymës dhe produkteve, është e nevojshme që Qeveria ta sjellë këtë propozim.

Haxhiu ka propozuar që personat që kanë më pak se 10 mijë kursime të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të kursimeve të tyre, ata që kanë deri 20 mijë euro të kenë drejtën të tërheqin 25 për qind, ndërsa ata që kanë nga 20 mijë deri 30 mijë euro të kenë të drejtën të tërheqin 20 për qind të kursimeve të tyre.

“Me këtë propozim qytetarët që kanë të ardhura më të ulta do të mbështeten me shumë, ata që kanë me pak mjete në Trust t'u lejohet të tërheqin me shumë mjete me qëllim që ta përballojnë më lehtë situatën aktuale për shkak të krizës ekonomike dhe rritjes enorme të çmimeve në të gjithë sektorët pa dallim”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Edhe ekspertë të ekonomisë kanë propozuar që të mundësohet edhe një tërheqje nga Trusti Pensional.

Edhe Projektligji për tërheqjen e re nga Trusti në duart e deputetëve, pa përkrahjen e Qeverisë Arbëri Projektligji për tërheqjen e re nga Trusti në duart e deputetëve, pa përkrahjen e Qeverisë

Qeveria kishte mundësuar në vitin 2020 të mundësohej tërheqja e 10 për qind të kursimeve nga qytetarët.