Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ndihet e tronditur nga lajmi për vrasjen e një mësueseje nga bashkëshorti i saj në Prishtinë.
Haxhiu ka shkruar në Facebook se do të gjejnë edhe më shumë forcë drejt ngritjes së vetëdijes qytetare dhe përgjegjësisë institucionale.
“Në mëngjesin e sotëm, rrugës drejt aktivitetit të parë të Kampanjës "16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore", aktivitetit në shkollë me nxënës dhe arsimtarë, mora lajmin tronditës: Një grua vritet nga burri i saj. Një arsimtare e një shkolle në Prishtinë. Është fenomen tejet shqetësues, vrasja e grave nga burrat e tyre. Ky lajm, kjo vrasje e rëndë, na pikëllon thellë të gjithëve, por ne do të gjejmë edhe më shumë forcë, drejt ngritjes së vetëdijes qytetare dhe përgjegjësisë institucionale. Drejt luftës ndaj dhunës. Drejt vënies së drejtësisë. Familjes, kolegëve dhe nxënësve, i shprehim ngushllimet më të sinqerta!”, ka shkruar Haxhiu.
Një grua 63-vjeçare është raportuar të jetë vrarë me sëpatë në orët e hershme të së premtes nga bashkëshorti i saj, 70-vjeçar.
Gruaja ishte mësimdhënësve në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë.
-
Haxhiu: Institucionet të ndërmarrin masa urgjente për parandalimin e dhunës ndaj grave
-
Haxhiu u bën thirrje organeve të drejtësisë që të mos udhëhiqen nga mendësia seksiste
-
70-vjeçari vrau gruan në Prishtinë, kërkohet që mosha të mos merret si masë lehtësuese
-
Osmani: Dhuna në baza gjinore është kanceri i shoqërisë
-
Mbi 2000 gra viktima të dhunës në familje këtë vit