Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani: Dhuna në baza gjinore është kanceri i shoqërisë

Është bërë hapja e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” të premten në Prishtinë. Në hapje të fushatës morën pjesë presidentja Vjosa Osmani, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shumë personalitete të tjera.

Në fjalimin e saj, ministrja Albulena Haxhiu ka shprehur ngushëllimet ndaj familjes së gruas që dyshohet se u vra nga burri sot në Prishtinë.

"Nuk mund të vazhdoj fjalën time pa shprehur ngushëllimet e mia për gruan e vrarë sot në Prishtinë. Është një grua e vrarë nga bashkëshorti, edhe një rast që na tronditi të gjithëve, kjo na bën që secili prej nesh të vazhdojmë punën edhe më shumë, edhe më fort që raste të tilla të mos dëgjojmë kurrë më. Nga këtu kërkojmë drejtësi për gruan e vrarë sot, por edhe gjitha grave të tjera", tha ajo.

Sipas saj, dhuna në familje është e dënueshme dhe nuk guxon të tolerohet.

"Dhuna e përsëritur nuk është raportuar, dhunuesve u kemi dhënë edhe një mundësi për një tjetër viktimë. Gjatë këtij mandati qeverisës kemi hartuar strategjinë, kemi miratuar ligjin për ndihmë juridike falas. Së fundmi kemi miratuar edhe ligjin për kompensimin", ka shtuar ajo.

Haxhiu ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të raportojnë dhunën. Ajo shtoi se çdo grua e vajza duhet të ecë rrugëve pa frikë nga ngacmimi dhe sulmi.

Edhe Nis fushata “16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore” Arbëri Nis fushata “16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në mëngjesi i sotëm nisi me një lajm të kobshëm, duke bërë thirrje që të mos ketë tolerancë për dhunuesit.

"Ne flasim shumë për vlera familjare, ne krenohemi me atë çfarë përfaqësojmë, por me keqardhje e them që nuk mund të flasim për vlera më kur dhuna bëhet përditshmëri. Dhuna në baza gjinore është kanceri i shoqërisë", ka shtuar Osmani. /KP