Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu për dënimin ndaj Gogajt: Vetëm drejtësi nuk është

Sipas ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dënimi prej 7 vjetësh burgim për Shaban Gogajn nuk është i drejtë. Ajo ka thënë se aktgjykimi ndaj tij për vrasjen e Agonis Tetajt, mund të jetë gjithçka tjetër “vetëm drejtësi jo”.

Ajo ka thënë se si ministre nuk ka mandat të ndërhyjë në raste gjyqësore, megjithëse u shpreh e shqetësuar me mënyrën e administrimit të procesit ndaj Gogajt. Haxhiu e ka quajtur vendimin e dënimit të tij, të padrejtë dhe skandaloz.

“Procesi gjyqësor ndaj personit të dyshuar është zhvilluar me shumë probleme dhe është karakterizuar me shumë çështje që e kanë penguar një proces të drejtë dhe efikas. Si ministre e Drejtësisë nuk kam mandat e as intencë për të ndërhyrë në asnjë rast gjyqësor, mirëpo është e domosdoshme të theksohet se sikur opinioni publik, jam e shqetësuar me mënyrën e administrimit të këtij procesi, përfshirë këtu edhe shkallën e dënimit me aktgjykimin e sotëm. Është vendim i padrejtë e skandaloz”, ka shkruar ajo në Facebook.

Haxhiu ka shtuar se vendit i duhen prokurorë të ndershëm e profesionistë që me precizitet hetojnë rastet dhe po ashtu “gjyqtarë që marrin vendime brenda suazave të ligjshmërisë dhe në përputhje me provat e faktueshme të rastit”.

Ajo ka bërë thirrje që të merren në konsideratë të gjitha rrugët ligjore për rastin e vrasjes Tetaj, në mënyrë që “të vendoset ligjshmëria e plotë dhe të jepen vendime meritore”.

“Aktgjykimi i sotëm mund të jetë gjithçka tjetër vetëm drejtësi jo!”, ka përfunduar Haxhiu.

Edhe Shaban Gogajt i mbetën më pak se 6 muaj që të dalë nga burgu, pasi Apeli ia zvogëloi dënimin LAJMET E MBRËMJES Shaban Gogajt i mbetën më pak se 6 muaj që të dalë nga burgu, pasi Apeli ia zvogëloi dënimin

Të premten, Gogaj u dënua me 7 vjet e gjysmë burgim për “vrasje nga pakujdesia”. Pesë vjet ishte dënimi për vrasjen, ndërsa dy vjet e gjysmë për armëmbajtje pa leje.