Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Vetëvendosje nuk i do zgjedhjet mirëpo siç ka thënë, moszgjedhja e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje.
Haxhiu ka thënë se VV-ja nuk i ka 80 vota për presidentin.
“Ka qenë e qartë. Ne nuk i kemi pasur 80 vota për Presidentin. Ata që po thonë se e paskemi provokuar situatën me ligjin sepse votat i keni pasur, janë të njëjtit që thonin se A.Veliu nuk është dashur të shkarkohet se ai veprim e provokoi rrëzimin e Qeverisë ani pse dihej që Qeveria s'ka pasur në plan të votohej, po kur u votua ka pasur plan të rrëzohet. Ne nuk i duam zgjedhjet por moszgjedhja e Presidentit e dërgon vendin në zgjedhje prandaj përgjegjësia për këtë i mbetet atyre që e injorojnë vullnetin e qytetarëve dhe e bllokojnë zgjedhjen e Presidentit”, ka shkruar Haxhiu në facebook.
Ajo ka shtuar se nuk kanë çfarë tu bëjnë atyre që mendojnë që për votën e Presidentit, duhet dhënë, siç ka thënë, terminale doganore, poste diplomatike a tendera.
-
VV-ja s’përkrah asnjë kandidat për President pa shkuar në zgjedhje
-
Vetëvendosje insiston në kandidatë jopartiakë për president
-
Haxhiu: Deputetët duhet të marrin pjesë në seancë, Kushtetuesja e tha qartë
-
Haxhiu paralajmëron ndëshkim për ata që e çojnë vendin në zgjedhje, opozita e kritikon LVV-në
-
Vetëvendosja ende në pritje të konsensusit për presidentin