Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu: Në rastin “Dehari” personat përgjegjës kanë bërë shkelje të rëndë të detyrave

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se rasti Dehari është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale.

Ajo ka thënë se ka urdhëruar një inspektim për të kuptuar se cilat kanë qenë përgjegjësitë e personave atë ditë, dhe a janë kryer përgjegjësitë e personave sipas legjislacionit.

Haxhiu ka thënë se kanë të bëjnë më shkelje të rëndë të detyrave të personave zyrtarë atë ditë.

“Kamerat janë marrë para se Policia t’i shihte. Personat duhet të përgjigjen se pse e kanë bërë këtë dhe a është e vërtetë që e ka urdhëruar ish-ministrja Dhurata Hoxha. Kryeinspektori që është suspenduar dje, nuk e pranon që e ka shkruar të raport, prandaj duhet të vërtetohet se nëse nuk e ka nënshkruar ai, kush e ka falsifikuar nënshkrimin dhe pse. Ka pasur edhe shkelje për ndryshim të deklaratave”, ka thënë ai.

Haxhiu ka thënë se një sulm që ishte bërë në Kuvendin e Kosovës i ishte veshur aktivistëve të Vetëvendosjes.