Arbëri

Haxhiu: Klinikat për COVID-19 janë shndërruar në vatra të përhapjes së virusit

Anëtari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Bekim Haxhiu thotë se spitalet janë në limitin e fundit para kolapsit.

Haxhiu nëpërmjet një postimi në Facebook, thotë se edhe dhomat e pacientëve të infektuar me koronavirus janë të mbushura me familjarë e edhe korridoret janë të mbushura me civilë e familjarë të pacientëve.

Haxhiu ka dhe një propozim për Ministrinë e Shëndetësisë. Ai ka propozuar që të bëhet rifreskimi i stafit duke angazhuar edhe vullnetarë.

“Vërtetë jemi të çuditshëm. Edhe në këtë situatë alarmante të përhapjes së virusit, jemi të pavetëdijshëm se çfarë mund të na sjellë e nesërmja. Spitalet tona janë në limitin e fundit para kolapsimit”, shkroi ai.

Sipas Haxhiut, madje ka probleme substanciale siç thotë ai, organizative, profesionale e shëndetësore.

“Klinikat me COVID-19 janë shndërruar në vatra kryesore të përhapjes së koronavirusit”, shkruan tutje ai duke shtuar se kë korridore, nuk mund të gjendet as sterilizues e as nuk ka aparate për dezinfektim.

“Propozoj që MSH të bëjë rifreskim të stafit duke angazhuar vullnetarë”, thotë tutje ai.

 

Vërtetë jemi të çuditshëm! Edhe në këtë situatë alarmante të përhapjes së virusit, jemi të pavetëdijshëm...

Posted by Bekim Haxhiu on Thursday, November 26, 2020