Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu kërkon veprimin e Prokurorisë nëse PAN-i i merr 61 vota

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka kërkuar veprimin e Prokurorisë së Shtetit nëse PAN arrin t’i sigurojë 61 vota për formimin e Qeverisë.

Ka thënë se nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë, PAN ose ka shantazhuar ose ka blerë deputetët e Parlamentit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është e qartë që asnjëri nga deputetet nuk do ta votonin për parime apo me bindje të lirë qeverisjen e klanit Pronto. Nuk mund të ketë përkrahje të vullnetshme për njerëz që janë përgjegjësit kryesorë për mjerimin, varfërinë, padrejtësitë e pabarazitë por edhe për krimin e korrupsionin”, ka thënë Haxhiu në një prononcim në faqen e saj në Facebook.

“Andaj nëse koalicioni PAN arrin t’i ketë mbi 61 deputetë, do të duhej menjëherë të vepronte prokuroria sepse dihet hapur se ka pasur blerje o shantazh të deputeteve!”, ka shkruar Haxhiu.