Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nisjen urgjente të hetimeve ndaj ministrit serb Nenad Rikallo.
Tani Haxhiu ka kërkuar gjykimin si dhe dënimin e ministrit të Bujqësisë në qeverinë Haradinaj.
“Kjo çfarë transmetoi sonte KTV, duhet të jetë dëshmia mbi të cilën do të duhej të hetohej, gjykohej e dënohej ministri i Haradinajt që vjen nga radhët e Listes serbe, Nenad Rikallo. Qeveria e Haradinajt qëndron në këmbë për shkak të votave të këtyre njerëzve që kanë torturuar në mënyrën më brutale qytetarët tanë gjatë luftës! Thërras prokurorinë të merret urgjent me këtë rast. Nuk guxon të heshtet e tejkalohet!”, ka shkruar ajo në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Raporti i KTV-së për “rastin Rikallo” në seancën e Kuvendit
-
Krejt çka ndodhi sot rreth ministrit Rikallo, që shqiptarët ia mbajnë mend torturat
-
Abdixhiku: Shkarkimi i ministrit Rikallo është i domosdoshëm
-
Banorët e Dardanisë e akuzojnë për tortura gjatë luftës ministrin Rikallo
-
Prokuroria Speciale nuk gjen prova për përfshirje të Rikallos në krime lufte