Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se po të funksiononte Prokuroria, sot do të merrte në pyetje ministrin Nenad Rikallo, i cili është akuzuar për torturim të banorëve të “Dardanisë” në Prishtinë.
“Po të kishte Prokurori ky shtet, dëshmitë rrëqethëse për torturat e Nenad Rikallos – pjesëtar i Beretave të Kuqe gjatë luftës në Kosovë – do të trajtoheshin qysh sot në mëngjes”, ka shkruar Abdixhiku.
Abdixhiku në një postim në Facebook, ka shkruar se Qeveria nuk do të duhej të kishte pjesë një paramilitar të “Beretave të Kuqe” të Serbisë, derisa e ka quajtur të domosdoshëm shkarkimin e tij.
“Po të kishte Qeveri ky shtet, një paramilitar me histori torturuese si kjo, as që do të ishte pjesë e kabinetit të Republikës. Shkarkimi i tij është domosdoshmëri. Pazaret e Lista Srpskas s'mund të mundin dinjitetin e viktimave shqiptare”, ka shkruar ai.
“Janë me dhjetëra qytetarë e dëshmitarë që pretendojnë keqtrajtim brutal të civilëve shqiptarë. Pretendimet e tyre s’kanë për të kaluar në heshtje. Do të bëjmë gjithçka, në Parlament e jashtë tij, për të marrë përgjigjet e duhura. Ftoj Prokurorinë e Kosovës të trajtojë pa vonesë pretendimet në fjalë”.
Banorët e Dardanisë e akuzojnë për tortura gjatë luftës ministrin Rikallo
-
Haxhiu kërkon të merren masa urgjente ndaj ministrit Rikallo
-
Prokuroria Speciale nuk gjen prova për përfshirje të Rikallos në krime lufte
-
Raporti i KTV-së për “rastin Rikallo” në seancën e Kuvendit
-
Hoti: Haradinaj i pafuqishëm të veprojë ndaj ministrit Rikallo
-
Krasniqi pyet Rikallon se a ka kryer tortura e dhunë ndaj shqiptarëve gjatë luftës