Është mbajtur takimi i parë i ekipit punues, për themelimin e Institutit për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka nxjerrë vendim për emërimin e një ekipi të tillë, ka thënë se ky institut do të krijohet me ligj të veçantë, që do të votohet në Kuvendin e Kosovës.
Ekipi punues ka mandat deri në fund të shtatorit, kur edhe do t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësisë një raport për metodologjinë për krijimin e një mekanizmi për hulumtimin e krimeve të luftës në Kosovë.
Pas takimit, Haxhiu bëri të ditur se ekipi punues drejtohet nga këshilltarja e kryeministrit, Furtuna Sheremeti dhe pjesë e tij janë për herë të parë Arkivat e Kosovës, Agjencia e Statistikave, përfaqësues të mjekësisë ligjore, Komisionit për të Pagjeturit, profesorë të Fakultetit Juridik, KMDLNJ-së, QKRMT, Ffondi për të Drejtën Humanitare, Shoqata e të Burgosurve Politikë, Organizata e Veteranëve të Liftës si dhe ekspertë tjerë.
“Sot kemi pasur takimin e parë të këtij ekipi, ku pak a shumë folëm se cila është ideja e këtij instituti. Konsiderojmë se është e rëndësishme që instituti të krijohet me ligj të veçantë, e jo siç ka ndodhur deri tani përmes vendimit. Ju e dini që Kosova më 2011, qeveritë në atë kohë kanë krijuar Institutin për krime lufte, por që pastaj i njëjti nuk është mbështetur me kapacitete njerëzore apo materiale. Më 2018, me miratimin e rregullores së brendshme brenda Ministrisë së Drejtësisë, i njëjti institut është shuar fatkeqësisht. Andaj, ideja e themelimit të këtij instituti është që të jetë me ligj. Pavarësisht që kanë kaluar 20 vjet të pasluftës, konsiderojmë që është koha e fundit kur ne duhet t’i trajtojmë seriozisht krimet e luftës. Po ashtu, duhet të ketë linjë të veçantë buxhetore dhe kapacitete njerëzore e profesionale. Ky institut që me ligj do të miratohet në Kuvendin e Kosovës, duhet ta ketë konsensusin e gjerë politik”, tha Haxhiu.
Haxhiu përmendi numrin e vogël të prokurorëve specialë që merren me krime lufte e terrorizëm, ndërkohë theksoi gatishmërinë për t’i përkrahur institucionet e drejtësisë.
Edhe
Ministria e Drejtësisë synon kthimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, kërkohet të mospolitizohet
Furtuna Sheremeti, këshilltare e kryeministrit në detyrë Albin Kurti ka thënë se instituti do të jetë në shërbim të krijimit të memories kolektive “që përkthehet pastaj në dosje e cila do të bartet ndër gjenerata”.
“Ministrja ka themeluar ekipin punues, i cili do të përgatisë analizën si do të funksionojë instituti për krime të kryera gjatë luftës. Tani keni parasysh, Instituti emërtimin nuk e ka Instituti për krime lufte, por Instituti për krime të kryera gjatë luftës. Kjo sepse konsiderojmë që është me rëndësi që në këtë institut të përfshihen gjithashtu edhe krime të tjera që janë kryer gjatë luftës në Kosovë që janë krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi”, ka thënë Sheremeti/ ksp.
-
Edhe Ligji për Institutin për krime lufte mund të përfundojë në Kushtetuese
-
Deliu-Kodra: Haxhiu qenka lavdëruar për themelimin e institutit që u krijua para 11 vjetësh
-
Haxhiu e sheh të pamundur zhbërjen e Speciales
-
Iniciohet sërish formimi i Institutit për krimet e kryera gjatë luftës, do të ketë buxhet të mjaftueshëm