Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar për deklarimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për themelimin e Institutit për hulumtim dhe Identifikim të Krimeve të Luftës.
Deliu-Kodra ka thënë se Haxhiu po lavdërohet për një institut që sipas saj, është themeluar para 11 vjetësh nga ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
“Qenka lavdëruar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, se Kosova për herë të parë do të ketë Institutin për hulumtimin dhe identifikimin e krimeve të luftës. E vërteta është që Kosova ka themeluar Institutin për hulumtim dhe identifikim të krimeve të luftës para 11 vjetësh, në kohën kur ministrinë e Drejtësisë e udhëhiqte z. Hajredin Kuçi”, ka shkruar deputetja e PDK-së në Facebook.
Ajo po ashtu ka treguar se kush kanë qenë anëtarë të këtij Instituti.
“Emra të respektuar si prof. Zejnullah Gruda, prof. Pajazit Nushi, prof. Ismet Salihu, prof. Fejaz Granqolli ishin anëtarë të këtij Instituti. Po ashtu, Instituti kishte edhe statutin e vet, por edhe pati grumbulluar dokumente dhe ishin bërë edhe publikimet e para, brenda dhe jashtë Kosovës”, ka shkruar më tej ajo.
Të mërkurën, Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje, ku ka miratuar Projektligjin për Institutin e Krimeve të kryera gjatës luftës në Kosovë.
Edhe
Edhe Ligji për Institutin për krime lufte mund të përfundojë në Kushtetuese
Gjatë miratimit të këtij projektligji, kryeministri Albin Kurti ka thënë se vetëm me respektimin e së kaluarës mund të ketë të ardhme të ndritur.
“Instituti i krimeve të kryera gjatë luftës do të themelohet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Vetëm me respektimin e duhur të së kaluarës mund të kemi një të ardhshme të ndritur”, ka thënë Kurti.
-
Haxhiu: Instituti të vazhdojë me dokumentimin e krimeve të luftës
-
Haxhiu - Tahirit: Mosmarrja e veprimeve sa ishe ministër, tregon qartë kush i ka bërë shërbim Serbisë
-
Shënohet Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, respektohet memoria kolektive
-
Studiues ndërkombëtarë do të prezantojnë gjetjet e tyre mbi krimet e luftës në Kosovë