Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu e quan “arsyetim të mosveprimit” deklaratën e Prokurorisë për mosgjykimin e kriminelëve të luftës

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, nenin për gjykimin në mungesë e ka quajtur si një ndryshimet më të mira që ka bërë Kuvendi i Kosovës.

Ndërkaq deklaratën e sotme të Prokurorisë Speciale e cila tha se gjykimi në mungesë ka rregulla, s’mund të zbatohet me një automatizëm, e ka quajtur tendencë për të hequr përgjegjësitë nga vetja dhe për ta arsyetuar mosveprimin.

“Kur neni përkatës thotë që personi nën hetim të jetë kërkuar në shtetin/shtetet ku supozohet të jetë sipas parimit të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar së paku pesë (5) herë, dhe vetëm pasi që një kërkesë e tillë të jetë refuzuar apo neglizhuar tërësisht nga organet e shtetit pranues’ - kjo i referohet situatës ku personi supozohet të jetë. Pra ai/ajo supozohet të jetë aty ku e ka shtetësinë, pra në Serbi”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, pretendimi i prokurorisë se ‘duhet adresa’ është tërësisht i paqëndrueshëm, sepse nuk ka nevojë për asnjë adresë të askujt.

Madje, sipas saj, ndryshimi në fjalë i referohet edhe situatës së neglizhimit, në këtë rast nga Serbia. Dhe në një skenar të tillë, me automatizëm përmbushet kërkesa e ligjit për lejimin e hetimit, akuzimit dhe gjykimit në mungesë.

Edhe Prokuroria i përgjigjet Kurtit: Gjykimi në mungesë ka rregulla, s’mund të zbatohet me një automatizëm Arbëri Prokuroria i përgjigjet Kurtit: Gjykimi në mungesë ka rregulla, s’mund të zbatohet me një automatizëm

“Më tutje, kur thuhet ‘bashkëpunim juridik ndërkombëtar’ kjo nuk nënkupton që duhet të kemi marrëveshje ndërshtetërore. Kemi raste të ekstradimit me shtete që nuk na kanë njohur e që nuk kemi marrëveshje e bashkëpunim juridik. Nëse dikush pret që zbatimi i këtij Neni të bëhet kur të na njeh Serbia, e ka shumë gabim madje është moskryerje e kompetencave dhe përgjegjësive”, thuhet në njoftim.

Sipas Haxhiut, Qeveria Kurti, do të ketë qasje serioze dhe krejtësisht ndryshe me krimet e luftës dhe nuk do të ketë amnisti për kriminelët.

Lexo edhe:  Prokuroria i përgjigjet Kurtit: Gjykimi në mungesë ka rregulla, s’mund të zbatohet me një automatizëm