Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim homologun danez, Peter Hummelgaard. Gjatë takimit është diskutuar rreth rëndësisë së ratifikimit të Marrëveshjes ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për marrjen në shfrytëzim të hapësirave të burgut në Gjilan.
“Që nga muaji korrik, për shkak të bllokimit me mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare, kjo marrëveshje ka mbetur pa u ratifikuar”, thuhet në komunikatën e MD-së.
Në njoftim thuhet se në seancën plenare të 15 shkurt pritet të diskutohet në lidhje me marrëveshjen dhe të votohet nga deputetët
“Në anën tjetër, ministrja Haxhiu ka njoftuar ministrin Hummelgaard se Shërbimi Korrektues i Kosovës veçse ka filluar procedurat për hartimin e specifikave teknike për adoptimin e hapësirave banuese si dhe rekrutimin e stafit shtesë. Në seancën plenare të datës 15 shkurt, marrëveshja do të diskutohet dhe votohen nga deputetët”, thuhet në njoftim.
-
Ministri danez viziton qendrën ku do të vendosen të burgosurit nga Danimarka
-
A është gati Kosova të pranojë të burgosurit e Danimarkës, sot “60 Minuta”, Ismail Dibrani, drejtor i SHKK-së
-
Nisin përgatitjet në Gjilan për pranimin e të burgosurve nga Danimarka
-
Muriqi: Pas marrëveshjes me Danimarkën, Kosova duhet t'u thotë "jo" shteteve tjera
-
Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 2027