Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se krerët e shtetit duhej të përmbaheshin nga deklarata, që siç i cilësoi ai, luftënxitëse për situatën në Ukrainë.
Haxhiu ka thënë se nga deklaratat e krerëve të shtetit të Kosovës, qytetarët janë frikësuar se mund të nisë një luftë në vend. Sipas tij, nuk beson që Serbia është në një situatë për të nisur luftë.
“Retorika luftënxitëse ngriti reaksionin qytetarë. Detyra e çdo burrështetasi është të merren masa për çdo situatë ku mund të ketë rrezik potencial, merr masat e duhura mbrojtëse, kontakton me aleatët. E kemi prezent NATO-n në Kosovë dhe është Marrëveshja e Kumanovës që Serbia e ka pranuar kapitullimin. Udhëheqësit shtetëror duhej të vepronin, pa bërë deklarata të tilla që mund të kishin refleksion për një luftë të mundshme te qytetarët. Serbia nuk është në një situatë të favorshme për të nisur një luftë, pasi aleati i saj është në një luftë që ka menduar se do ta fitojë për dy ditë. Rreshtimi i Kosovës përkrah aleancës perëndimore është i duhur”, ka thënë Haxhiu në “Interaktiv” të KTV-së të martën.
Deputeti i PDK-së ka deklaruar po ashtu se Rusia është përpjekur ta destabilizojë Ballkanin, ndërsa SHBA-ja po kërkon stabilitet.
“Rusia është përpjekur për ta destabilizuar Ballkanin, çka e ka kthyer vëmendjen e SHBA-së në rajon. SHBA-ja është e interesuar të ketë stabilitet në Ballkan dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës e Serbisë. Por një veprim të tillë nuk e kemi nga ana e Qeverisë dhe presidentes. E kemi një vizitë të presidentes në SHBA krejt anësore, ndërsa s’ka asnjë vizitë nga Qeveria”, ka shtuar Haxhiu.
Haxhiu tutje u shpreh se nuk pret që të arrihet në këtë situatë një marrëveshje me Serbinë, pasi sipas tij, fokusi i ndërkombëtare është i gjithi në Ukrainë.
-
Haxhiu: Është koha që BE-ja të bashkohet për t’i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat
-
Haxhiu kritikon opozitën: Qëndrime ndryshe në takime, e ndryshe para mediave
-
Haxhiu për çështjen e presidentit: Nevojiten diskutime serioze
-
Vuçiqi thotë se të gjithë po përgatiten për luftë
-
Politikani ukrainas për KOHËN: Serbia mund të kryejë veprime agresive në Ballkan