Ish-kryeshefi i PTK-së Shyqyri Haxha është tërhequr nga akuzat që dje i ka bërë deputetes së PDK-së Blerta Deliu-Kodra.
Haxha dje teksa ka raportuar në Komisionin parlamentar për hetimin e PTK-së ka thënë se deputetja Deliu i ka kërkuar që ta punësojë në PTK një të afërm të saj.
LEXO EDHE: Hetimet për Telekomin, Haxha: Kam pasur presione nga ish-ministrat Shala e Beqaj
Deputetja Deliu Kodra ka mohuar këtë dhe ka paralajmëruar padi ndaj Haxhës.
Por sot ish kryeshefi i PTK-së është tërhequr duke kërkuar falje për deklaratat e djeshme.
“I kërkoj falje deputetes Blerta Deliu - Kodra rreth deklaratës së djeshme në Komisionin Hetimor në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala. Kam respekt për deputeten dhe deklarata ime ka qenë nen efekt dhe si të tillë e tërheq atë deklaratë”, ka shkruar ai.
-
Shyqiri Haxha ftohet sërish për të dëshmuar rreth Telekomit
-
Deliu-Kodra shkarkohet nga pozita e anëtares së Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit
-
Haxhiu: Deliu-Kodra po më padit për të vërtetën
-
Deputetja e PDK-së e padit për shpifje ministren Haxhiu
-
Haxhiu kërkon shkarkimin e Deliut nga Komisioni: Mori mbi 2 mijë € pa marrë pjesë në mbledhje