Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deliu-Kodra shkarkohet nga pozita e anëtares së Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit

Me katër vota për e dy abstenime Komisioni për legjislacion, mandate, imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka shkarkuar deputeten e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, nga pozita e anëtares së Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Kjo është bërë pas kërkesës që në gusht të këtij viti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i kishte drejtuar Komisionit për legjislacion.

Në kërkesën e Haxhiut thuhej se Deliu-Kodra nuk kishte marrë pjesë në 9 nga 16 mbledhjet e Komisionit që janë mbajtur në periudhën 2022-2023 dhe se përkundër që s’kishte marrë pjesë në këto mbledhje, Deliu-Kodra ishte kompensuar për to me 2351 euro.

Deliu-Kodra atëherë kishte thënë se mungesat e saj në Komisionin për kompensimin e viktimave të krimit, kishin ndodhur vetëm në kohën kur ato ishin caktuar në të njëjtën kohë me mbledhjet e dy komisioneve parlamentare anëtare e të cilave është si dhe në kohën kur ajo ka qenë në udhëtime zyrtare jashtë vendit.

Në mbledhjen e mbajtur të martën Deliu-Kodra, ka thënë se ministrja Haxhiu e ka bërë një linçim publik në lidhje më të kur ka folur në një televizion duke e quajtur “hajneshë”.

“Ky diskutim nuk do të kishte me ndodh nëse ministrja nuk do të dilet në një linçim publik para së me sjell një raport në kuvend. Ministrja ka zgjedhur e para të ju drejtohet mediave për të më linçuar si hajneshë në opinionin publikë dhe pastaj të vije raportimi në Komision. Më vjen keq kjo po shihet së është vetëm tendencë personale. Nëse sot vini dhe thoni që Rozeta Hajdari nuk është fajtore, ti je fajtore. Unë jam turpëruar prej një intervistë”, është shprehur ajo, raporton EO.

Ministrja Haxhiu, ka theksuar se Deliu-Kodrës duhet që t’i vije turp dhe të kërkojë falej për këtë. Sipas saj, “ajo duhet që t’i kthejë ato para që ka marrë pa shkuar në Komision fare”.

Edhe Haxhiu kërkon shkarkimin e Deliut nga Komisioni: Mori mbi 2 mijë € pa marrë pjesë në mbledhje Arbëri Haxhiu kërkon shkarkimin e Deliut nga Komisioni: Mori mbi 2 mijë € pa marrë pjesë në mbledhje

Haxhiu po ashtu ka thënë se nuk e ka përdorur termin “hajneshë” në atë intervistë.

“Unë mendoj që ajo as një cent se ka keqpërdoru për dallim prej teje. Turpërohu për veprimet tuaja, po të isha ne vendin tënd do të deklarohesha publikisht. Për besë nuk besoj kurrë që e kam përdoru termin hajn apo hajneshë. E vazhdoj debatin në gjykatë, mediat i ftoj që të jenë edhe në seancën gjyqësore. Po të isha në vendin tënd do të kërkoja, do ta ktheja buxhetin që është i shtetit dhe jo i yti”, tha ajo.