Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haskuka përpiqet të mbrojë buxhetin nga përmbaruesit

Zyrtarët e Komunës së Prizrenit po bëjnë përpjekje që t’i bindin përfaqësuesit e bizneseve, ndaj të cilëve kanë obligime të papaguara, që ekzekutimin e pagesave të mos e kërkojnë përmes përmbaruesve.

Drejtuesit e Ekzekutivit lokal kanë pohuar se një hap të tillë e kanë marrë me qëllim të mbrojtjes së interesit publik përkatësisht parasë publike, ashtu që të mos dëmtohet buxheti komunal edhe me shpenzimet e përmbarimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se kur është vërejtur praktika që mjete të konsiderueshme po tërhiqen nga buxheti i Komunës është krijuar Task Forca që do ta trajtojë këtë çështje.

“Task Forca është autorizuar ta analizojë gjendjen dhe të diskutojë me kompanitë, të cilëve Komuna u ka borxh, ku fjala është për fatura të pranuara nga Komuna. Pra është pranuar fatura dhe nuk është ekzekutuar pagesa. Këtu interesi i Komunës është t’i shpëtojë 10 deri në 20 për qind të mjeteve, ngase nëse na janë tërhequr 1 milion euro deri tashti, 100 mijë deri në 200 mijë janë shpenzimet e përmbarimit”, ka thënë Haskuka, gjatë një konference shtypi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm