Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se nga buxheti i Komunës së Prizrenit sivjet janë marrë gjysmë milion euro nga përmbaruesit e ndryshëm që e kanë paditur Komunën, në bazë të ankesave të punëkryerësve. Ai ka shprehur qëndrimin se ky është një tregues për mënyrën se si është qeverisur Komuna në mandatet e shkuara.
Sipas tij, në mbledhjen me drejtorët komunalë është marrë vendimi që të krijohet një Task Forcë për hulumtimin e analizën e gjendjes në Komunë, ashtu që gjetjet më pas të ndahen me publikun, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mirëpo përfaqësues të opozitës, që në mandatin e kaluar ka mbajtur post drejtues në Ekzekutivin lokal, ka pohuar se marrja e mjeteve me përmbarues nuk është asgjë e jashtëzakonshme për faktin se për një periudhë të caktuar bllokohen pagesat nga thesari.
Në të njëjtën kohë ka vlerësuar se kryetari nuk është as prokuror e as auditor, por ekzekutues i politikave publike që duhet t’i kryejë obligimet e zotuara dhe premtuara para qytetarëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Haskuka përpiqet të mbrojë buxhetin nga përmbaruesit
-
Humbja e 5.5 mln eurove, pushteti e opozita në Prizren akuzojnë njëra-tjetrën
-
Bie shkalla e realizimit të investimeve kapitale në Prizren
-
Hartohet plan për zvogëlimin e llogarive të arkëtuara në Prizren
-
Bizneset ankohen për mospërmbushje të premtimeve elektorale nga Haskuka