Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haskuka, kryetar i ri i Prizrenit edhe pas votave me kusht

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, është kryetar i ri i Komunës së Prizrenit, në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së.

Ky konfirmim erdhi pas numërimit të votave me kusht, të atyre me postë dhe të personave me nevoja të veçanta, raporton Koha.net.

Kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, ndonëse pati më shumë vota në procesin e numërimit të votave me kusht, nuk ia doli të rrëzonte rezultatin e parë preliminar të KQZ-së për votat e rregullta.

Haskuka ka siguruar 329 vota në procesin e fundit të numërimit, ndërsa Totaj 368.

Diferenca mes dy kandidatëve të Komunës së Prizrenit, Haskuka dhe Totaj është ngushtuar në 290 nga 329 sa kishin ata në rezultatet e para preliminare të KQZ-së kur ende nuk ishin numëruar votat me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta.