Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj mori pjesë në tubimin përkujtimor për 14 dëshmorët dhe 40 martirët në fshatin Lubizhdë të Hasit, njofotn kumtesa, transmeton Koha.net .
Haradinaj tha se është këtu për të nderuar dëshmorët, që tani janë heronj me dekorimin nga Presidenti i vendit dhe se po ashtu i gëzohet shumë kullës muze, vërtetë të merituar.
“Nuk është hera parë që Hasi është përgjakur prej armiqve. Në gjithë historinë e shqiptarëve, Hasi e ka dhënë pjesën e vet të luftës, të nderit dhe të bukës për të gjitha proceset për liri, edhe në Lidhjen e Prizrenit, duke qenë në ballë gjitha proceseve për atdhe”, tha Haradinaj.
Në këtë tubim përkujtimor, nga një fjalë rasti, patën edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendi, Kadri Veseli, kryetari i fshatit Lubizhdë, Bekim Nerjovaj, si dhe Isuf Kajdomqaj, në emër të familjeve të dëshmorëve.
Haradinaj mori pjesë në vënien e gurthemelit të Kullës Muze, “Kulla e Qëndresës” në Lubizhdë të Hasit.
-
Kurti përkujton masakrën e Lubizhdës së Hasit ku u vranë 40 civilë dhe ranë 14 dëshmorë
-
Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe në Prekaz, vlerësojnë lart sakrificën e Jasharëve
-
Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe në fshatra të Drenicës: Dëshmi e krimeve serbe
-
Maqedonci: UÇK-ja themel i Ushtrisë së tashme të Kosovës
-
Nderohen dëshmorët e Komunës së Prishtinës, krerët institucionalë bëjnë homazhe te varrezat