Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe në Hallaq të Vogël të Lipjanit në përvjetorin e vdekjes së Komandantit Lulzim Morina.
Me këtë rast, siç njofton kumtesa zyrtare, Haradinaj me bashkëpunëtorë ka nderuar figurën dhe veprën e Komandantit Lulzim Morina, duke e vlerësuar si njërin ndër komandantët më të zotë të luftës çlirimtare.
“Lulzim Morina i njohur gjatë luftës si Komandant Luli, ishte njëri ndër më të zotët e Dukagjinit dhe tërë Kosovës. Sot u bëmë bashkë, familja dhe miqtë e Lulit, për ta nderuar e kujtuar veprën e tij heroike. Falë trimave si Luli, familjet që i rritën ata dhe i gjithë populli, sot gëzojnë lirinë!”, tha Haradinaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj kujton komandantin e Brigadës “135 Agim Zeneli”
-
Kurti bëri homazhe në Kompleksin memorial në Marinë
-
Haradinaj nderon veprën madhështore të Mujë Krasniqit
-
Haradinaj bën homazhe te shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti, në ditëlindjen e 57- të tij
-
Haradinaj bën homazhe me rastin e 1-vjetorit e vdekjes së babait të tij