Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi lë në mes intervistën me drejtoren e informacionit të RTV Ora News, Beti Njuma.
Kjo ndodhi në momentin kur presidenti do të pyetej për rezultatin e sondazhit që ka bërë Berat Buzhala se "Cilit i besoni më shumë që punon për interesin e Kosovës, Ramush Haradinaj apo Hashim Thaçi"
Sondazhi i publikuar në rrjetet sociale tregonte se 82% ishin pro kryeministrit Haradinaj dhe vetëm 12 % pro Thaçit.
Beti Njuma donte ta pyeste "Përse ishte ky perceptim i publikut?
Mësohet se në këtë moment presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndërprerë intervistën dhe është larguar.
Intervista mes drejtores së informacionit të RTV Ora News dhe presidentit Hashim Thaçi ishte e programuar ditë më parë/Oranews.
-
Thaçi nuk përgjigjet për kompromisin me Serbinë, por sulmon Grupin KOHA
-
Kushtetuesja ndërpret procesin ndaj Thaçit për deklaratën “për moszbatim të masave të Qeverisë Kurti”
-
Përfundon marrja në pyetje e Thaçit
-
Nis intervistimi i Thaçit nga Specialja për të katërtën ditë rresht
-
Presidenti Thaçi edhe sot vazhdon intervistimin në Hagë