Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përfundon marrja në pyetje e Thaçit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka përfunduar marrjen në pyetje në Hagë.

Ai, në ditën e katërt të intervistimit në Speciale, është intervistuar rreth tetë orë nga prokurorët.

“Sapo përfundova dëshminë time dhe më vjen mirë që për 4 ditë kisha mundësi të jap sqarime. Gjatë këtyre ditëve jam munduar të jap sqarime për rolin tim dhe përgjegjësitë e mia në UÇK”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi njoftoi se gjatë seancave ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij.

“Dëshmia ime ka zgjatur shumë, por kemi pasur seanca produktive”, ka thënë ai.

Megjithatë, si ka thënë ai, nuk ka të drejtë të japë asnjë informacion për dëshminë e tij.

Edhe Thaçi nesër mbrëma flet për katër ditët intervistim nga Specialja Arbëri Thaçi nesër mbrëma flet për katër ditët intervistim nga Specialja

Ai ka shtuar se nuk është pyetur asgjë rreth pretendimeve për të ashtuquajturën ‘Shtëpia e verdhë’ .

“Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet”, ka thënë ai. “Nëse ZPS bën punë profesionale, të ndershme dhe paanashme mund të vijnë në përfundim se nuk kam bërë asnjë lloj krimi”.