Rritja e numrit të punësimit në ndërmarrjet publike pas pavarësisë së Kosovës nuk ka përcjellë asnjë logjikë ekonomike, sipas Alban Hashanit, drejtor në institutin “Riinvest”, i cili merret me analiza socio-ekonomike, shkruan sot “Koha Ditore”.
Hashani, në një intervistë për “Kohën Ditore”, ka thënë se kjo rritje ka qenë thjesht keqmenaxhim i ndërmarrjeve dhe se punësimi ka qenë kryesisht me direktiva politike. Sipas tij, rritja e numrit të punëtorëve është përcjellë me ulje të produktivitetit, si dhe rentabilitet të këtyre ndërmarrjeve.
Ka thënë se për shkak të problemeve sistematike me të cilat janë përcjellë ndërmarrjet viteve të fundit kanë prodhuar më shumë humbje dhe se kanë pasur performancë më të ulët sesa potenciali i tyre. Ai ka folur edhe për politizim të bordeve, duke thënë se kjo nuk është një risi në Kosovë dhe se bordet kanë qenë temë e bisedimeve dhe dakordimeve brenda partnerëve të koalicioneve të pasluftës.
Sipas tij, Qeveria duhet të ndërmarrë hapa urgjentë duke rritur mbikëqyrjen ndaj bordeve dhe të kërkojë më shumë llogari ndaj tyre. E për këtë, siç ka thënë, duhet paraparë edhe ndryshime ligjore adekuate. Edhe përzgjedhja e anëtarëve të bordit, sipas tij, duhet të përcillet me praktika më të mira të qeverisjes korporatave dhe të jetë e izoluar nga ndikimet politike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Hasaj: Ndërmarrjet publike më shumë kryejnë funksionin për t’i rehatuar njerëzit e partive politike
- Problemi i menaxhimit përmes bordeve dhe këshillave drejtuese
-
Hashani: Ligji ri i pagave e rëndon buxhetin e shtetit, ndikon negativisht edhe në investimet e jashtme
-
Haradinaj nuk pranon raportin e Bankës Botërore, thotë se në Kosovë ka rritje të vendeve të punës
-
Demhasaj: Nuk ka vullnet politik për të ndaluar punësimet në ndërmarrjet publike