Drejtori i Institutit Riinvest, Alban Hashani ka thënë se me Ligjin e ri të pagave do të ketë rritje uniforme të pagave.
Ai në Express Intervista në KTV ka thënë se ligji aktual nuk i ka qëndruar besnik të gjitha kategorive dhe i ka dhënë peshë më të madhe rritjes së pagave.
“Buxheti i Kosovës është i kufizuar, ne duhet të vendosim se ku duhet të i shpenzojmë ato mjete dhe normalisht që qeveria duhet të ndajë një pjesë për pagat e shërbyesve civilë dhe qeveritarë, një pjesë për investim kapitale, një pjesë për mallra dhe shërbime gjithashtu edhe për pakon sociale. Mënyra se si vendosen proporcionet është e rëndësishëm për zhvillimin ekonomik. Edhe pse ligji ka qenë që të nivelohen pagat, ato janë rritur”, ka thënë ai.
Ai thotë se synim parësor i ligjit ka qenë që të vendoset një sistem për të gjitha pagat, pasi shton se në mungesë të tij, ekzekutimi dhe nivelizimi i pagave do të bëhej në mënyrë arbitrare.
Hashani thotë se me ligjin e ri, 31 për qind e buxhetit do të shkojë për paga.
Edhe
Sipas profesorit Mustafa, Ligji i ri për paga përkeqëson situatën buxhetore të kosovës
“Ky ligj e rëndon buxhetin e Kosovës. Së pari është madhësia e numrit të punëtorëve të sektorit publik. Sigurisht që reforma në administratë dhe Ligji për paga duhet të shkonin bashkërisht. Përderisa ne kemi rrit pagat prej vitit 2010 e këtej, ato rritje kanë qenë më të mëdha se norma e rritjes ekonomike”, ka thënë ai,
Sipas tij përderisa norma e rritjes ekonomike në Kosovë është më e vogël se 2/3 e rajonit, atëherë ne nuk duhet të kemi rritje të tillë të pagave.
Ai shton se edhe me ligjet paraprake edhe me këtë ligj, ligji i pagave i ka shërbyer cikleve elektorale.
Ai thotë se buxheti i cili shkon për paga do ta sakrifikojë buxhetin e ndonjë kategorie tjetër.
Hashani thotë se produktiviteti në sektorin publik nuk është refleksion i asaj që ata punojnë.
Sipas tij nëse sektori publik rrit pagat atëherë ai i bën presion sektorit privat, e prej kësaj mund të kemi edhe largim të trurit.
“Pakoja sociale e cila është mbi pjesën e buxhetit e konsumon pjesën më të madhe të buxhetit dhe për pasojë neve na mbeten shumë pak mjete për sektorët tjerë. Nëse ne rritim pagat në sektorin publik i bie që kemi sakrifikuar sektorin e arsimit e shëndetësisë. Në Kosovë paga minimale është e ulët. Në të gjitha kategoritë e pagave minimale të rajonit ka pasur rritje. Ne kemi paga më të mëdha se në rajon por produktivitetin e kemi të ulët”, ka thënë ai.
Edhe
Dakaj: Qeveria s'guxon të bëjë këso pabarazie, sektori privat duhet të mbështetet më shumë
Ai thotë se Kosova pagën bazë e ka dy herë më të madhe se pagat e rajonit.
Hashani tutje shton Ligji i pagave ulë investimet e jashtme sepse e ulë konkurrueshmërinë e sektorit privat.
Sipas tij, nëse me këtë ligj është synuar që të përmirësohet jeta e punëtorëve publik atëherë do të dëmtohen sektorët tjerë.
“Duhet të qartësohet para qytetarëve se nëse marrim vendim që të rriten pagat e sektorit publik, atëherë do të sakrifikohen sektorët tjerë. Fatkeqësisht mbi 90 për qind e kategorive të pagave ka rritje. Këto paga duhet të jenë në harmoni me produktivitetin”, ka thënë ai.
Duke folur për shpenzimin e rezervave shtetërore, ai thotë se ky është problemi më i vogël duke shtuar se kjo qeverisje nuk është marrë me problemet ekonomike në vend.
Për pasojë të problemeve edhe brenda koalicionit, Hashani thotë se është lënë anash ekonomia duke mos u krijuar një mjedis miqësor afarist.
Edhe
Murati: Nuk ka paligjshmëri në rritjen e propozuar të pagave
Sipas tij, kur nuk rritet ekonomia, nuk mund të adresohen as problemet e vendit.
“Arsyet që kjo qeveri i ka dhënë për shpenzimin e linjave buxhetore nuk kanë qenë të qëndrueshme”, ka thënë tutje ai.