Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, beson se presidenti Hashim Thaçi i është vënë pas përmes kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezin.
Sipas tij, presidenti Thaçi i ka dhënë urdhër kryeprokurorit Lumezi që ta dëmtojë atë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë, në Rubikon të KTV-së, Hasani thotë se e ka vërtetuar përmes dëshmitarit i cili ka qenë në të njëjtin vend kur sipas tij, presidenti ka folur me kryeprokurorin për të.
Dëshmitari, thotë Hasani, është i familjes Pacolli.
"Hashimi i ka thënë Lumezit, duke ma sha nanën, që ma ka vra Millosheviqi në derë të shtëpisë, t'u i thanë, Enver Hasanit bëja kështu, kështu akuzën", thotë Hasani t'i ketë treguar personi i tretë i cili ndodhej në atë takim të presidentit Thaçi dhe kryeprokurorit Lumezi.