Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hasani liroi postin e ministrit me kërkesë të Nismës

17:15 - Qeveria e Kosovës, me kërkesë të Nismës Socialdemokrate, ka marrë vendim për ta liruar nga detyra ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, e cila ka thënë se ministri u lirua nga detyra me kërkesë të partisë së tij, Nisma Socialdemokrate.

Tani, jozyrtarisht është raportuar se në krye të MTI-së do të jetë zëvendësministrja aktuale nga Nisma, Arbëresha Krasniqi.

Nisma udhëheq me tri ministri në qeverinë e Kosovës.

Kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, mban postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Kosovës.


Lirohet nga detyra ministri i Tregtisë, Bajram Hasani

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, është liruar nga kjo detyrë.

Lajmi është konfirmuar për “Kohën Ditore” nga Arian Krasniqi, këshilltar i tij.

Ai ka thënë se arsyet e largimit dhe qëndrimin për këtë çështje do ta japë dikush nga strukturat e partisë Nisma Socialdemokrate meqenëse “atje është marrë vendimi dhe nga atje vjen edhe përgjigja”.

Artikuj të ngjashëm