Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dyshimet për keqpërdorime, Ministri Hasani pezulloi sekretarin e MTI-së pak para shkarkimit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani që u shkarkua të mërkurën me kërkesë së partisë së tij, kishte marrë një vendim të rëndësishëm brenda MTI-së vetëm disa ditë më parë.

Burim Rracaj, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së tregtisë dhe Industrisë ishte suspenduar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani nën akuzat për ndërhyrje në tenderë, ndër tjerash.

KALLXO.com ka siguruar vendimin e Hasanit për suspendimin e Rrecajt ku nuk përmendet kohëzgjatja e supsendimit.

“Për shkak të paaftësisë profesionale dhe keqadministrimit që kanë rezultuar me shkelje sistematike… Po ashtu për involvim të drejtpërdrejtë në grante e tendere si dhe ushtrim i presionit mbi komisionin me rastin e emërimit të shërbyesve civilë”, thuhet në vendim.

Rrecaj ishte emëruar sekretar i përgjithshëm i MTI-së nga qeveria e Kosovës përkundër që nuk i kishte plotësuar kushtet minimale për të qenë në atë pozitë, sipas vlerësimit të partnerit të Ambasadës Britanike.

Edhe Hasani liroi postin e ministrit me kërkesë të Nismës Arbëri Hasani liroi postin e ministrit me kërkesë të Nismës

KALLXO.com kishte kontaktuar me Rrecajn, por ai ka thënë se është në pushime dhe se nuk ka marr ende asnjë lajm për suspendimin e tij.

Zgjedhja e tij në krye të shërbyesve civil të MTI-së kishte ngjallur reagime edhe të shoqërisë civile.

“Burim Rrecaj, i cili është zgjedhur nga qeveria si sekretar i përgjithshëm, ishte renditur i katërti me pikë. Ai arriti që të përfshihet në listën e tre kandidatëve të cilat MAP-i i ka dërguar në qeveri vetëm pas largimit nga procesi në mënyrë të pashpjegueshme të njërit prej kandidatëve”, thuhet në reagimin e përbashkët”, thuhej në reagimin e këtyre organizatave.

Zgjedhja e Rrecajt sekretar i përgjithshëm i MTI-së ishte njëra nga proceset e prokurimit me të cilin nuk ishin ndarë të kënaqur Ambasada Britanike, e cila po e ndihmon Qeverinë dhe Kuvendin në procese të rekurimit për pozitat e larta.

Bajram Hasani, ish-Ministër i Tregtisë dhe Industrisë ka folur sot për herë të parë publikisht pasi u shkarkua nga partia e tij të mërkurën.

Nisma Socialdemokrate e Kosovës i ka kërkuar Kryeministrit Ramush Haradinaj që ta lirojë nga detyra Bajram Hasanin, që ka drejtuar me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë pa dhënë sqarime për arsyet.

Edhe OJQ-të akuzojnë Qeverinë për shkelje ligjore në përzgjedhjen e anëtarit të Nismës për Sekretar të MTI-së Arbëri OJQ-të akuzojnë Qeverinë për shkelje ligjore në përzgjedhjen e anëtarit të Nismës për Sekretar të MTI-së

Ministri po ashtu kishte qëndruar i heshtur për këto arsye, ndërsa sot përmes një statusi në Facebook tha se është munduar të mos bëjë kompromis me të keqen.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Harandinaj e kishte pranuar se disa nga pozitat e larta që janë zhvilluar proceset e rekrutimit në bashkëpunim me partnerin e Ambasadës Britanike nuk kishin ecur në mënyrën e duhur. Haradinaj ishte zotuar se në pozitat e reja do të tentohet që të emërohen personat në bazë të meritokracisë.

Image