Nora Hasani, drejtoreshë ekzekutive e Odës ekonomike gjermano-kosovare, ka deklaruar se edhe pas liberalizmit të vizave, Gjermania do të mbetet destinacioni kryesor i kosovarëve.
Ajo ka thënë të enjten në Konfront të KTV-së se numri i madh i diasporës kosovare në Gjermani do t’ua lehtësojë qytetarëve shkuarjen atje dhe gjetjen e mundësive për punësim.
“Gjermania ka qenë vendi kryesor i destinimit për shkak se kemi diasporën më të madhe, janë 540 mijë shqiptarë të Kosovës që jetojnë në Gjermani e është më lehtë që nëpërmjet lidhjeve familjare të gjejmë një punë atje”, ka thënë Hasani.
Sipas saj, ikje nga Kosova ka pasur edhe para liberalizimit, por sipas saj, me heqjen e vizave, do të krijohen mundësi shtesë për gjetje të vendeve të punës.
“Ne si Odë e shohim si katalizator edhe për bizneset, anëtarë tanë mund të udhëtojnë më lehtë në takime e konferenca...Besojmë fuqishëm se do të sjellin investime të reja me biznese, do të rritet tregtia më shumë me Gjermaninë”, ka shtuar ajo.