Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hartuesit e Kushtetutës së Kaçanikut punuan në konspiracion të thellë

Gjatë verës së vitit 2011, derisa isha duke punuar në hartimin e librit tim “Një ditë midis dy epokash” (2 Korriku dhe dokumente të tjera që çuan deri te pavarësia) – Prishtinë 2012, për të qenë korrekt në interpretimin e disa çështjeve kisha dëshirë që të bisedoja me profesorin tim, Kurtesh Saliu, rikujton Hamza Halabaku, i cili në kohën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut ishte ndihmës i sekretarit të Kuvendit të Kosovës.

Me profesor Kurteshin biseduam për punën që ishte bërë në verën e vitit 1990 për hartimin e Kushtetutës së parë të Republikës së Kosovës që ishte miratuar në Kaçanikun tonë historik, më 7 shtator të vitit 1990.

Gjatë asaj bisede, nga Prof. Dr. Kurtesh Saliu, mësova disa gjëra të rëndësishme. Ai pa përtesë fare më ka treguar për përgatitjen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila ishte punuar në konspiracion të thellë gjatë muajve korrik e gusht të vitit 1990.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka qenë e gatshme afër një muaj para mbajtjes së mbledhjes së Kuvendit të Kosovës, më 7 shtator 1990, në Kaçanik, citon Halabaku profesor Salihun.

Prof. Dr. Kurtesh Saliu ka deklaruar se fill pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, që ishte bërë me 2 korrik 1990, disa anëtarë të Komisionit të Kuvendit të KSA të Kosovës për Çështje Kushtetuese nga radha e punëtorëve shkencorë (Prof. Dr. Kurtesh Saliu, Prof. Dr. Ejup Statovci, Prof. Dr. Ismet Salihu, Mr. Fatmir Fehmiu, Prof, Dr. Riza Smaka dhe Halit Muharremi, sekretar i Komisionit Kushtetues të Kuvendit të Kosovës) janë takuar në Gërmi, në hotelin e atëhershëm të quajtur, Hoteli i KNI “Ramiz Sadiku” dhe aty janë marrë vesh që ta hartojnë sa më shpejt Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Edhe Aktet themeltare të shtetësisë së Kosovës (1990–2008) Arbëri Aktet themeltare të shtetësisë së Kosovës (1990–2008)

Në fund është angazhuar Prof. Dr. Kurtesh Saliu që të shkruajë arsyetimin e Kushtetutës. Arsyetimin e kanë shikuar vetëm Prof. Dr. Ejup Statovci dhe Halit Muharremi.

Për mbledhjen e përbashkët të të gjitha dhomave të Kuvendit të KSA të Kosovës të datës 7 shtator 1990, që u mbajt në Kaçanik ishte propozuar ky rend dite:

Shqyrtimi i Propozimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për ta miratuar,

Shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i Propozimit të Ligjit Kushtetues për zbatimin Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për ta miratuar,

Shpallja e Ligjit Kushtetues për zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Edhe 35 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut Arbëri 35 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut

Marrja e Vendimit mbi vazhdimin e punës së Kuvendit të Kosovës, Këshillit Ekzekutiv dhe organeve të tanishme të administratës, deri në zgjedhjen dhe konstituimin e Kuvendit të ri të Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i propozimit të Ligjit mbi bashkimin e qytetarëve në parti politike, shoqata dhe forma të tjera të bashkimit, për ta miratuar,

Shqyrtimi i Propozimit të Ligjit mbi zgjedhjet, për ta miratuar,

Dhënia e pëlqimit për amendamentet kushtetuese për Kushtetutën e RSFJ-së, në bazë të propozimit të KEF-it ,

Shpallja e zgjedhjeve dhe

Edhe 35-vjetori i Deklaratës Kushtetuese kalon në heshtje institucionale Arbëri 35-vjetori i Deklaratës Kushtetuese kalon në heshtje institucionale

Aprovimi i Rezolutës për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës

Të nesërmen, më 8 shtator 1990 derisa me Shaban Brunçaj dhe disa shokë ishim ulur para ish-hotelit “Bozhur” për të pirë kafen e mëngjesit, na u ofrua Zenun Çelaj, i vetmi gazetar i “Rilindjes” që e kishte përcjellë mbledhjen e Kuvendit të Kosovës në Kaçanik dhe pas një përshëndetjeje të zakonshme, pyeti se kush është Hamza Halabaku. Meqë të gjithë e njihnim Zenunin, pa ngurruar fare menjëherë i thashë se unë jam Hamza. Zenuni ma la një zarf të formatit A4 me ngjyrë të verdhë duke më thënë se kjo është për ty. Kur e hapa zarfin e pashë se aty ishte Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e miratuar një ditë më parë në Kaçanik, rikujton Hamza Halabaku, i cili, në shkrimin që sot e boton “Koha Ditore”, tregon se në atë kohë kishte pozitën e ndihmës sekretarit të Kuvendit të Kosovës (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Image