Në kuadër të projektit “Promovimi dhe Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijës“, i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga KEC (Kosovo Education Center) dhe Forumi ZFD-Programi për Kosovë, në Komunën e Klinës është hartuar plani i veprimit “Edukimi për zgjidhje paqësore të konflikteve në shkolla”.
Në këtë projekt janë përfshirë katër shkolla fillore nga Komuna e Klinës; “Dëshmoret e Qëndresës”, në fshatin Gllarevë, “Azem Bejta” në Grabanicë, “Esat Mekuli” në Cerravikë dhe shkolla fillore “Atë Shtjefën Gjeqovi” në Zllakuqan.
Plani ka të bëjë me zgjidhjen paqësore të konflikteve nëpër shkolla, që do të realizohet në bazë të specifikave të secilës shkollë dhe në vazhdimësi të mësojnë së bashku përmes shkëmbimit reciprok të përvojave të mira në këtë fushë të veprimit, dhe mbulon periudhën dyvjeçare shkollore 2018-2019 dhe 2019-2020. / I. Osmani
-
Alarmohet se edukimi i fëmijëve bëhet nëpërmjet dhunës
-
Siguria në shkollat e Kosovës: Për 6 muaj gati 250 incidente e vepra penale
-
Prezencë e shtuar e policëve nëpër shkolla për parandalimin “e çdo akti të mundshëm kriminal”
-
Raporti i Komunës së Prishtinës: Dhuna më prezente në salla të edukatës fizike
-
Policia në Prizren e ka përgatitur planin operativ për sigurinë në shkolla