E kundërligjshme është vlerësuar hapja e shqyrtimit publik të hartës zonale të Komunës së Fushë-Kosovës nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH). Komunarët kanë gabuar numërimin e ditëve që do të qëndrojë shqyrtimi publik i këtij dokumenti. Për këtë arsye harta zonale i është kthyer mbrapshtë Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës.
“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të Komunës si më sipër, vlerëson se akti i komunës është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi”, thuhet në shkresën e MMPH-së dërguar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), shkruan sot Koha Ditore.
Në të njëjtin dokument thuhet se mospajtueshmëria e aktit të komunës së parashtruar për sqarim të ligjshmërisë janë si në vijim: Vendimi i Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës nr. 04 të datës 14.01.2019 për hapjen e shqyrtimit publik të projektit të Hartës zonale të Komunës së Fushë-Kosovës është në kundërshtim me dispozitat e Ligjit nr. 04/L-174 për planifikimin hapësinor.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
“Lojërat” e kadastrit me tokën komunale për favore të ndërtuesit
-
Kërkohet anulimi i një tenderi 50 mijë euro nga Ministria e Mjedisit
-
Procesi i ristrukturimit në Ministrinë e Mjedisit shpallet i jashtëligjshëm
-
Kositja i nxjerr në shesh mbeturinat në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
-
Komuna e Fushë-Kosovës ndan bursa për studentë pa e shpallur listën e përfituesve