Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Harris thotë se vizita në Varshavë është një shenjë e angazhimit të SHBA ndaj NATO-s

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris tha se ajo udhëtoi në Poloni, një nga aleatët më lindorë të NATO-s, për të treguar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për sigurinë e rajonit.

“Ajo që është në rrezik, pikërisht në këtë moment, janë disa nga parimet udhëzuese rreth aleancës së NATO-s. Dhe në veçanti, çështja e rëndësisë së mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial në këtë rast të Ukrainës”, ka thënë ajo.

“Shtetet e Bashkuara janë të përgatitua të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s. Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht se një sulm kundër njëri është një sulm kundër të gjithëve”, tha ajo.

Duke folur së bashku me presidentin polak Andrzej Duda, Harris tha se prania e saj në Varshavë ishte një sinjal i përkushtimit amerikan ndaj aleancës ushtarake.

“Jam këtu në Poloni si një shprehje e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe të rëndësishme, që, përsëri, ka qenë e gjatë, por në veçanti për çështjen e Ukrainës është e unifikuar dhe është e qartë: ne do të bëjmë gjithçka së bashku në partneritet, në solidaritet për të mbështetur. çfarë është e nevojshme pikërisht në këtë moment për sa i përket nevojave humanitare dhe të sigurisë së Ukrainës dhe popullit ukrainas”, tha ajo.

Ajo tha se SHBA-ja po përmbushë kërkesat për t’i dhënë Polonisë raketa “patriot”.

Edhe Zëvendëspresidentja e SHBA-së pritet të dërgohet në Poloni Botë Zëvendëspresidentja e SHBA-së pritet të dërgohet në Poloni

"Ajo që na detyron gjithashtu është zemërimi moral që ndiejnë të gjitha kombet e qytetëruara kur shikojmë se çfarë po ndodh: burra, gra, fëmijë, gjyshe, gjyshër të pafajshëm që po ikin nga gjithçka," tha Harris.

Harris tha se "mizoritë e përmasave të paimagjinueshme" ishin duke u zhvilluar në Ukrainë.