Anëtari i LDK-së, Astrit Haraqija, e ka ftuar kreun e partisë Isa Mustafa, që të reflektojë.
“Mustafa i ka bërë do vjet, le të ulet e të reflektojë. Siç u tërhoq, tha nuk dua t’i prijë listës së deputetëve le të reflektojë dhe të shkojë edhe nga partia ose të marrë vendime”, ka thënë Haraqija në Interaktiv të KTV-së.
Aty ai ka mohuar se humbja e LDK-së në zgjedhje është si pasojë e koalicionit me PDK-në.
“LDK-ja humbi për shkak se ka lënë jashtë njerëz, si puna ime që të gjithë e dinë se çka përfaqëson Haraqija në Gjakovë”, ka thënë ai, duke thënë se kur i kishte humbur zgjedhjet në Gjakovë kishte dhënë dorëheqje.