Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj viziton Panairin Digital EXPO në Shkup

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Panairin Digital “EXPO” në Shkup, t’u njohur me mundësitë e bashkëpunimit në fushën digjitale përmes prezantimeve të produkteve dhe shërbimeve inovative, dhe duke parë potencialet për një partneritet më të mirë në sektorin publik dhe atë privat.

“Ndjenjë e mirë se si të rinjtë tanë, të shkolluar dhe tejet aktiv e kanë gjetur vetë rrugën e tyre drejt kapërcimit të kufijve dhe prezantimit në tregun rajonal”, tha Haradinaj, transmeton Koha.net kumtesën qeveritare.

Në EXPO 2018 prezentë ishin edhe kompani të njohura nga Kosova, derisa u promovuan edhe Start Up biznese të themeluara nga të rinjtë kosovarë dhe të mbështetura nga Oda Ekonomike Gjermane në Kosovë dhe GIZ-i.