Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj vazhdon takimet në Vushtrri me premtimin për hyrjen në NATO

Kandidati për President nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, ka vazhduar premtimin edhe në takimin e tij me qytetarët në Vushtrri, për hyrjen në NATO.

“Me mbështetësit tonë të shumtë në Vushtrri u pajtuam se vetëm të bashkuar mund të tejkalojmë krizën e të vazhdojmë përpara.

Me të drejtë e theksoj se Aleanca është adresë e mbrojtjes së interesave kombëtare, balansimit të pushteteve, rrugëtimit drejt NATO-së, apo referendumit për bashkim me Shqipërinë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj në Vushtrri ka folur edhe për futjen e AAK-së në Qeveri. 

“Aleanca e konsideron si detyrë të saj ta përkrah qeverisjen nesër që veprimet të ndërmerren menjëherë, të jenë të shpejta dhe që ato të ndodhin”, ka thënë Haradinaj.