Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj uron Metën, i shpreh gatishmëri për bashkëpunim

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka uruar Ilir Metën për marrjen e detyrës së re si president i Shqipërisë.

Me këtë rast, ai i ka shprehur edhe gatishmëri për bashkëpunim midis dy vendeve.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

I nderuar z President, Ilir Meta,

Ju uroj përzemërsisht marrjen e detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë!

Më lejoni tu shpreh konsideratën time më të lartë, dhe besimin se ju do të luani rol të rëndësishëm në modernizimin e shtetit shqiptar, si dhe në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Po ashtu llogaris në ndihmën tuaj të pakursyer për shtetin e ri të Kosovës.

Njëkohësisht shpreh gatishmërinë time për një bashkëpunim të ngushtë në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar.

Artikuj të ngjashëm