Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takime të ndara drejtorin e përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri dhe Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani.
Ata e informuan kryeministrin Haradinaj me të arriturat por edhe me sfidat dhe problemet me të cilat përballen këto dy institucione të pavarura shtetërore, duke theksuar përkushtimin e tyre për t’i kryer të gjitha detyrat me të cilat i obligon ligji.
Kryeministri Haradinaj vlerësoi punën e rëndësishme që bëjnë këto dy institucione, duke theksuar gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë për ta ruajtur pavarësinë nga politika të këtyre institucioneve vitale të shtetit edhe në të ardhmen.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj takon përfaqësuesin e Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së
-
Haradinaj: Qeveria e përkushtuar për të çuar përpara agjendën për reformat në vend
-
Kosova dhe Maqedonia shkëmbejnë përvojat në çështjet tatimore
-
Haradinaj kërkon që institucionet të jenë në gjendje gatishmërie
-
Haradinaj pret Ahmetin e BDI-së, theksojnë raportet e mira fqinjësore